RTV Ora - Basha: Largimi i Ramës i panegociueshëm, PDIU: Forcat politike të dialogojnë

Ora News Lajme 2019-06-11

Views 1

#rtvora

Një ditë pasi presidenti anuloi zgjedhjet e 30 qershorit, Lulzim Basha, publikoi një album me fotografi të protestës opozitare, ndërsa e shoqëron me mesazhin se largimi i Ramës, është kusht i panegociueshëm.

Kryetari i opozitës thotë se tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve.

Basha: Beteja jonë do të vazhdojë deri në triumfin e standardeve dhe vlerave evropiane. Pengesa e vetme për në Evropë është sundimi i shtetit të bërë njësh me krimin, është qeveria e ardhur me votën e krimit, është kryeministri i Avdylajve. Largimi i Ramës është i panegociueshëm.

Ndërsa aleati i demokratëve, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, tha se akti i presidentit është një mundësi e mirë për dialog mes forcave politike

Doda: PDIU i bën thirrje të gjitha forcave Politike, që t?i udhëheqë arsyeja e paqja sociale, dialogu e kompromisi, si interes primar Kombëtar. Çdo rrugë tjetër do na çojë në një situatë të rrezikshme për demokracinë, pluralizmin dhe interesin Kombëtar, që shqiptarët nuk na e kanë për borxh.

Doda, tha se vetëm një qeveri transitore do të mund të garantoje pas 30 vitesh zgjedhje te lira e të ndershme.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/basha-largimi-i-rames-i-panegociueshem-pdiu-forcat-politike-te-dialogojne

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form