#rtvora
Emërimet e mësuesve përmes portalit ?Mësues për Shqipërinë? ka hasur kundërshtinë e Sindikatës së Pavarur të Arsimit. Sipas saj, mësuesit me përvojë nuk vlerësohen për kualifikimin dhe eksperiencën.
Sindikata e Pavarur e Arsimit shprehet kundër mënyrës se si do të emërohen mësuesit përmes portalit ?Mësues për Shqipërinë?.
Sipas saj Ministria e Arsimit nuk vlerëson eksperiencën dhe kualifikimin e arsimtarëve me përvojë, duke i bërë ata thuajse të barbartë në garë me mësuesit e rij.
Alma Lama: Jam dakord, ai që ka mesatare më të lartë le të pikëzohet më lart por po formimi bazë universitar i këtij mësuesi përse nuk është shprehur?Ka një diferencë të ngushtë pikësh midis mësuesit, i cili është mjeshtër, dhe mësuesit që sapo ka marrë licencën. Unë jam 18 vite në arsim, unë marr 3 pikë dhe një mësues që sapo ka marrë licencën merr 1 pikë. Diferenca është me 2 pikë.
Alma Lama, kryetare e Sindikatës së Pavarur të Arsimit Tiranë, shpreh edhe një shqetësim lidhur me lëvizjet e mësuesve kur një klasë mbyllet.
Alma Lama: Unë mendoj që grupi i punës në Ministri duhet të konsultohej më shumë me Sindikatat. Ne kemi propozuar sesi të evidentohen mësuesit që janë në prag pensioni pesë vitet e fundit, tu jepet mundësi, të ulet norma e tyre me 5 orë mësimore, kjo i shërben dhe cilësisë. Ndërkohë mbajmë dhe mësuesit që janë pjesë e sistemit të ri në mësimdhënie.
Kandidatët për mësues apo ata që duan të ndryshojnë vendin e punës kanë përfunduar fazën e parë, atë të dorëzimit të dosjeve.
Në vijim do t`i nënshtrohen provimit të informatizuar dhe në bazë të pikëve do të bëhet renditja e tyre në portalin ?Mësues për Shqipërinë?.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/sindikata-e-arsimit-kunder-emerimit-te-mesuesve-lama-mesuesit-me-pervoje-nuk-vleresohen
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz