Kryesia e PS: Të enjten nisim procedurat për shkarkimin e Ilir Metës - Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-06-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia Socialiste do të nisë të enjten procedurën për shkakrimin e presidentit Ilir Meta.Pas firmosjes së dekretit për shtyrjen e zgjedhjeve nga ana e Metës, kryeministri Edi Rama mblodhi Kryesinë e PS në selinë rozë.Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali deklaroi pas përfundimit të mbledhjes se zgjedhjet do të zhvillohen në 30 qershor pasi nuk ekziston asnjë pikë për çdekretim.Ajo akuzoi gjithashtu Presidentin se ka sulmuar Kushtetutën duke shpikur, sipas saj, çdekretimin e zgjedhjeve.?Patjetër që PS ka diskutuar për aktin brutal të Ilir Metës. Të enjten në seancë Kuvendi do zhvillojë një debat me të gjithë argumentet se si Ilir Meta ka sulmuar kushtetutën në duke shpikur çdekretimin e zgjedhjeve. Vendimi do të kalojë për shqyrtim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në fund do i takojë kolegjit zgjedhor ta shqyrtojë por ne si PS mendojmë se ai e ka humbë të drejtën për të qëndruar në atë zyrë?, tha Spiropali.

Share This Video


Download

  
Report form