'Duam rrugë dhe ujë'/ Banorët e fshatit Trevllazër mësyjnë në ambientet e Bashkisë së Vlorës

Report TV 2019-06-11

Views 0

Banorët e fshatit Trevllazër në njësinë administrative Novselë në Vlorë kanë dalë mëngjesin e sotëm në protestë përpara godinës së Bashkisë. Pasi kanë qëndruar për disa momente përpara godinës së bashkisë ata janë futur në ambientet e brendshme të saj duke brohoritur në kor për plotësimin e kushteve.

Ata thonë se kërkojnë ndërtimin e një rruge për fshatin dhe furnizimin me ujë të pijshëm.

Policia është përpjekur të qetësojë banorët duke kërkuar prej tyre që të dalin nga Bashkia.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS