PS apel Metës: Reflekto! Rezoluta asnjë fjalë për shkarkimin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-06-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ndryshe nga qendrimi publik i Partise Socialiste nje dite me pare, se kishin nisur procedurat per shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, dokumenti zyrtar i depozituar ne Kuvend, duket se eshte shume larg ketij akti.Ne asnje rresht te draft-rezolutes, nuk permendet fjala shkarkim. E vetmja gje qe kerkohet, eshte reflektim.Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës.Ne draft-rezoluten e depozituar ne Kuvend e cila pritet te votohet kete te enjte ne seance, renditen 7 konstatime te shkeljeve te kreut te shtetit, duke nisur qe nga Kushteteuta e kodi zgjedhor.Dhe vetem ne piken e fundit, lihet e hapur mundesia per nisjen e nje procedure shkarkimi.Mundësinë e aktivizimit të mekanizmave të kontrollit dhe hetimit parlamentar parashikuar nga neni 90, paragrafi 2 i KushtetutësNen ky ne Kushtetute, qe parashikon se Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë.Por qe te arrihet deri ketu, procesi do duhet te kaloj ne nje kalvar te gjate instituciona, qe nga depozitimi i ¼ te firmave te deputeteve, ngritja e nje Komisioni Hetimor, raportimi perpara tij i Presidentit dhe ne fund 94 vota.E nese te gjitha keto mund te arrihen nga mazhoranca, mbetet dhe hallka e fundit, Gjykata Kushtetutese. E cila nuk ekziston.

Share This Video


Download

  
Report form