13 vende anëtarë të Bashkimit Europian kanë ndërmarrë një nismë që synon bindjen e vendeve të tjera të bllokut për çeljen brenda Qershorit të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sipas Euractiv, një platformë mediatike shumë pranë Brukselit, në këtë nismë bëjnë pjesë Italia një nga themeluesit e BE, Polonia, Austria, Kroacia, Çekia, Sllovakia, Sllovenia, Hungari, Bulgaria, Lituania, Letonia, Estonia dhe Malta.
Drafti do t?u paraqitet ambasadorëve të vendeve anëtarë të mërkurën në Bruksel.
Duke cituar një diplomat nga 13 vendet nismëtare, Euraktiv raporton se kjo, nismë ?është një formë presioni për të treguar se dilema që ka BE, e shtyrë përpara kryesisht nga Franca, se fillimisht Unioni ka nevojë për riformatim të brendshëm e më pas duhet të zgjerohet, është i artificial dhe i gabuar.
?Nëse këto procese nuk shkojnë bashkë, BE do të përballet me Ballkanin Perëndimor sërish, veçse fatkeqësisht në një mënyrë më të dhimbshme për të dyja palët. Është gjithnjë e më e vështirë të kuptojmë këtë dilemë artificiale, pasi po këtu po flasim për hapje negociatash dhe jo zgjerim të tanishëm?.
Skeptike është edhe Holanda, ndërsa çelja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka ndarë më dysh edhe koalicionin e madh qeverisës në Gjermani. Grupi CDU/CSU ku bën pjesë edhe kancelarja Merkel është pro shtyrjes së vendimit për në vjeshtë. Ndërsa ministri social-demokrat i shtetit për Punët e Jashtme, Michael Roth, thotë Tirana dhe Shkupi i kanë plotësuar kushtet dhe se BE duhet të mbajë premtimin e dhënë për çeljen e negociatave në Qershor.
20 dhe 21 Qershori janë datat kur Këshilli Europian do të mblidhet të japë vërdiktin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Tv Klan