Zgjedhje nuk ka dhe nuk do të ketë pa dekretin tim! Çojeni dhe në Skrapar po të doni

Report TV 2019-06-11

Views 0

Njëjtë si kryeministri Edi Rama këmbëngul se 30 qershori është i padiskutueshëm, edhe presidenti Ilir Meta në konferencën për mediat tha se nuk do të ketë zgjedhje në atë datë, pa pasur dekret të presidentit.

I pyetur a ka konflikt interesi, përsakohë përfituese direkt është bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, Meta ju drejtua qytetarëve duke u thënë të mos bëhen qesharak. Referuar institucionit që mund të gjykojë dekretin e tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, vendim i paparashikuar në asnjë pikë të kushtetutës, Meta tha se këtë mund ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese. Ndërkohë një vendim i Kushtetueses në 2017-ën kur presidenti i asaj kohe, Bujar Nishani shtyu me një javë zgjedhjet pas marrëveshjes politike të 17 majit Rama-Basha, thoshte se dekretin mund ta gjykonte Gjykata Administrative ose Kolegji Zgjedhor, dhe se kjo nuk ishte në kompetencë të tyre, pra të Kushtetueses.

"Mos u bëni qesharakë, në Shqipëri ka vetëm një institucion që shpall zgjedhjet dhe ky është Presidenti. Mos u lodhni kot duke shpikur institucione, vendimet e tij i gjykon vetëm Kushtetuesja. Mund t'i çoni në Administrative apo Kolegj, apo po të doni edhe në Skrapar. Por zgjedhje nuk ka dhe nuk do të ketë pa dekretin e Presidentit", tha Meta.

Share This Video


Download

  
Report form