RTV Ora - KQZ vijon punën, 4 anëtarët që refuzuan Metën merren në mbrojtje

Ora News Lajme 2019-06-12

Views 0

#rtvora

Hyrja në fuqi e dekretit të presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve vendore, nuk është marrë parasysh nga anëtarët socialistë të KQZ, të cilët kanë vijuar përgatitjet për zgjedhjet e 30 qershorit.

Kryetari i KQZ-së Klement Zguri nuk është rikthyer të drejtojë mbledhjen, pas braktisjes së Komisionit, tre ditë më parë.

I pyetur nga RTV Ora në lidhje me dekretin e presidentit, nënkryetari i KQZ, Denar Biba nuk pranoi të përgjigjej.

Por mbledhja e të mërkurës, u zhvillua në masa të shtuara sigurie. 5 anëtarët e KQZ-së ashtu si në çdo proces tjetër zgjedhor do të jenë nën ruajtjen e forcave të gardës së republikës.

Nënkryetari i KQZ-së Denar Biba konfirmoi për RTV Ora se kjo është një procedurë normale që ndodh në çdo periudhë zgjedhore dhe asnjë nga anëtarët nuk ka shqetësime për sigurinë fizike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kqz-vijon-punen-4-anetaret-qe-refuzuan-meten-merren-ne-mbrojtje

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form