Report TV - Rama: Metës ju falën skandale dhe hile, çfarë do më shumë nga Shqipëria?! Akt brutal

Report TV 2019-06-13

Views 0

Një akt brutal dhe i patolerueshëm i Ilir Metës, e ka quajtur kryeministri dekretin e presidentit për anulimin e zgjedhjeve.

"Çfarë kërkon më shumë nga Shqipëria presidenti Meta? Kujt më shumë se Ilir Metës i janë falur hilet, skandalet, dhe i është dhënë kaq e kaq herë mundësia të rilindë, i burrëruar, i penduar, i kthjelluar. Historia nuk e gjen një politikan të dytë që të ketë qenë kaq bujar", tha Rama.

Plumb qorr për të vrarë zgjedhjet në mes fushatës së zgjedhjeve, - tha Rama - duke theksuar se dekreti i tij ka kapërcyer mbi Kushtetutën.

"Sot jemi dëshmitarë të një zarari të madh dhe të kotë, të dëmshëm dhe të papranueshëm të Metës. Për cilën arsye në botë presidenti do merrte përsipër shkeljen e kushtetutës duke fshirë firmën e tij me vetë firmën e tij. Pse do bëhen një trillues shkaqesh të paqena. Ka vetëm një arsye që i shpjegon të gjitha me dy fjalë: Ilir dhe Meta. Shkaqet e kësaj marrëzie nuk mund të kërkohen jashtë këtyre dy fjalëve. Pse u përdor, keqpërdor apo vetëpërdor?! Presidenti duke kapërcyer mbi kushtetutën dhe duke fluturuar si një plumb qorr për të vrarë zgjedhjet në mes të zgjedhjeve, dhe pse ne pritën ditën kur do t'i mbushej mendja Saliut për një datë të re zgjedhjesh?", tha kryeministri.

Share This Video


Download

  
Report form