Report TV -Dekreti për 30 qershorin/ Kryemadhi: Meta ndaloi sulme terroriste

Report TV 2019-06-13

Views 1

Kryetarja e LSI-së ka hedhur sulme ndaj kryeministrit të vendit duke thënë se ai bën jetë luksi ndërsa shqiptarët vuajnë nga varfëria.

Duke folur nga mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar i LSI-së, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar edhe dekretin e Presidentit Meta për të zhdekretuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Sipas Kryemadhit, Presidenti Meta me anë të vendimit që mori i bëri pritë një konflikti të dhunshëm dhe akte terroriste.

"Për dekretin e Presidentit mos u merrni me të. Nuk është problem për ne. nuk është as 20,30 18... Boll më 30 vjet teatër. Ne duhet ti marrim vetë fatet tona në dorë. Ashtu siç nuk pranojmë ne te huajt në rrugicat tona ashtu s'do të na pranojnë edhe ne. Duhet te kemi struktura të qarta. Përball kemi një grup kriminal. 30 qershori është një datë që do mbahet mend në historinë e Shqipërisë. Dekreti i Metës ndaloi një konflikti. Ishit në protestë me 8 qershor/. I patë reagimet absurd të grupeve që mund të ishin provokatorë që mund të bënin goditje terroristë ne turmen apo policisë. Ramës i intereson dhuna dhe konflikti. Pasi Edi Rama i jepej roli i viktimës në çdo akt dhune. Dekreti i Presidenti ndaloi një konflikt njerëzor trup më trup. Konflikti është deri në detaj. Nuk është si në Tiranë apo në Lezhë... Kanë probleme që krijojnë konflikte. Më pasi Rami i shantazhon. E ardhmja e shqiptarëve është më shumë se e ardhmja e secilit prej nesh. LSI ka për qëllim të çojë Shqipërinë drejt Europës." ka thënë Kryemadhi.

Share This Video


Download

  
Report form