#rtvora
Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta edhe në turin e nisur në bashkitë e Fierit. Në Patos qindra banorë kanë bllokuar rrugën, por Rama ka zgjedhur të kalojë nga një tjetër aks.
Në Mallakastër numri i pjesëmarrësve ka qenë më i lartë e po ashtu dhe ai i efektivëve dhe forcave speciale. Megjithatë eskorta e kryeministrit kaloi e paprekur.
Edhe në Roskovec kryeministri është pritur me thirrjet e protestave.
Gjatë fjalës Rama edhe një herë theksoi se kriza është krijuar prej opozitës dhe se asgjë nuk ndryshon për votimet në 30 qershor
Për Ramën, Meta nuk kishte të drejtë të anulonte votimet.
Kryeministri kërkoi pjesëmarrje në votime, ndërsa theksoi se qëllimi i opozitës nuk janë zgjedhjet e lira por pengimi i reformës në drejtësi.
Në përfundim të protestës, mbështetësit e PD janë mbledhur përpara bashkisë së Mallakastrës, ku ishte i pranishëm edhe krybashkiaku Agron Kapllanaj, i cili tha se nuk ka zgjedhje në 30 qeshor.
"Ne jemi më të vendosur se kurrë në Mallakster në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje. Fatin e keni ju në dorë se kush do ta drejtojë Mallakastrën. Mallakastra i ka thënë Ramës ik që në 2015. Edi Rama në Mallakastër si kryeministër nuk do të vije më".
Prej dy mandatesh Bashkia e Ballshit drejtohet nga Agron Kapllanaj, i Partisë Demokratike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-pritet-me-protesta-ne-patos
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz