#rtvora
Është shtyrë seanca për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ka kërkuar edhe gjykim të shkurtuar. Pas seancës, Tahiri tha për gazetarët se procesi gjyqësor ndaj tij është i montuar politikisht.
Tahiri: Unë kërkova mos ketë vonesë, procesi të shkojë përpara pa humbur kohë, se boll kohë është humbur deri më sot.
Pyetje: Ju keni kërkuar gjykim të shkurtuar, e pranoni fajësinë?
Tahiri: Ju e dini që të kërkosh gjykim të shkurtuar nuk do të thotë të pranosh fajësinë. Më vjen keq që jeni në kufijtë e abuzimit me pyetjen.
Pyetje: Në zgjedhjet e 30 qershorit do të merrni pjesë?
Tahiri: S'kam lidhje fare
Përballet me 3 akuza
Ish-ministri do të përballet në gjykatë me 3 akuza: ?Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal?, ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale? dhe ?Grup i strukturuar kriminal?.
Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, Tahiri ka qenë garant i grupit të ?Habilajve? në trafikun e drogës. Në të njëjtin proces janë të pandehur edhe tre ish zyrtarët e lartë të Policisë së Vlores, Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila, ende të pa arrestuar.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/sot-seanca-ish-ministrin-saimir-tahiri
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz