Lleshaj: Grupe paramilitare sulmuan KZAZ-te

RTV KLAN 2019-06-21

Views 0

Grupe paramilitare që do të marrin ndëshkimin sipas ligjit, i quajti Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj personat e përfshirë në shkatërrimin e KZAZ-ve të disa bashkive që drejtohen nga opozita.

Lleshaj paralajmëroi shkrirjen e disa prej strukturave të policisë bashkiake, pas përfshirjes në incidente me uniformat blu.

Një thirrje pati edhe në adresë të gjyqtarëve e prokurorëve në ato zona ku pati përplasje, teksa tha se cilido që ka dhunuar materialet zgjedhore të KZAZ-ve do të përballet me drejtësinë.

Sipas Lleshajt, ky është një moment kritik i qeverisë në betejën me paligjshmërinë e pushtetarëve të djathtë lokalë, të cilët po tentojnë të mbajnë me dhunë pushtetin.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS