Ish-kreu i PD-së në Vlorë për Bashën: Fajtor për situatën politike, gabimi i 'pafalshëm' që bëri

Report TV 2019-06-21

Views 2

Ish-nënkryetar i Partisë Demokratike në Vlorë, Vilson Haxhiraj është shprehur se një nga fajtorët kryesor të situatës ku ndodhet vendit sot, është kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha. Në mbledhjen e organizuar me drejtues të rinj dhe të vjetër të PD-LSI, Haxhiraj tha se Partia Demokratike në vetëve ka gabim. Sipas tij, ardhja e Bashës në krye të PD-së e ka larguar atë nga mendimi ndryshe. Haxhiraj ka vënë theksin se deputetët e caktuar nga Basha në zgjedhjet e kaluara, janë zanafilla e ngjarjeve që po ndodhin sot, pasi sipas tij janë pikërisht ata deputetë që sot nuk po i binden dekretit të presidentit Meta.

"Partia demokratike në vetvete duhet të pranojë mendime. Kemi pasur radhazi dy kryetar partie që njëherazi kanë kaluar tek LSI. Kush e ka përgjegjësinë që këto janë larguar dhe votojnë edhe kundër presidentit. Kush e ka përgjegjësinë për këtë? Përgjegjësia është e Kryesisë dhe veçanërisht e Lulzim Bashës që nuk ka ditur të bëje zgjedhje. Partia duhet të jetë e hapur për të pranuar mendime", shprehet Haxhiraj.

Aleanca qytetarë, në përbërje të së cilës janë drejtues të rinj e të vjetër të PD-së dhe LSI-së u kanë bërë thirrje qytetarëve vlonjat që të braktisin mos bëhen bashkëpunëtor të procesit të 30 qershorit.

Share This Video


Download

  
Report form