http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ish-ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, ka reaguar për përgjimet e Bild. Gjatë takimeve elektorale me qytetarët e Vlorës, Gjiknuri ka përdorur fjalën tërmet për të përshkruar rezultatin e 30 qershorit; të njëjtën fjalë që sipas përgjimeve të publikuara nga gazeta Bild ai përdori për zgjedhjet në Dibër.?Të dalim masivisht në votime. Ta bëjmë siç duhet, ta bëjmë ?termet? të vërtetë. Vlora ta japë votën dhe të çojë një sinjal në Tiranë se vota e vlonjatëve ishte masive. Ti themi Edi Ramës faleminderit për ato që ke bërë dhe je në borxh për pjesën tjetër të mandatit?.Ndërsa gjatë një takimi në zonën e Shushicës, Gjiknuri theksoi se socialistët nuk blejnë vota.?Forca e pushtetit qëndron tek vota. Nuk ka shans ta tjetërsosh votën e popullit. Le të thotë ndonjëri që ne paskemi blerë zgjedhjet në Vlorë! Ne e kemi merituar fitoren?.Gjiknuri prej muajsh eshte vendosur ne qender te akuzave te opozites si njeriu qe manipuloi zgjedhjet ne diber; e dalja e tij para drejtesise tashme eshte vendosur si kusht për nja marrëveshje politike nga lideri i opozites Lulzim Basha.