Report TV - Dita Ndërkombëtare e Muzikës, Isak Shehu: Muzika shqiptare duhet promovuar më shumë

Report TV 2019-06-21

Views 2

Prej 38 vitesh Dita Ndërkombëtare e Muzikës festohet në disa vende të botës. Gjithashtu, Festa e Muzikës festohet edhe në vendin tonë, duke krijuar kështu një traditë të përhershme, ku çdo muzikantë profesionist apo amator të ketë një hapësirë ku të performojë. Por, cila është vëmendja që në këtë ditë i jepet muzikës sonë kombëtare, veprave dhe partiturave shqiptare. Dekani i Fakultetit të Muzikës në Universitetin e Arteve, Isak Shehu, flet për mungesën e promovimit të muzikës shqiptare

?Dita Ndërkombëtare e Muzikës duhet që të ishte një festë në vendin tonë, por për fat të keq dita e muzikës bëhet vetëm nga ata që mund të gjejnë ndonjë fond në ministri dhe bashki. Kur vjen puna për të promovuar muzikën tonë, pak punë bëhet. Unë do të thoja se do ta bënim shumë më mirë nëse do të promovonim muzikën shqiptare. Ne si shkollë e bëjmë, edhe pse na përkon me datat e provimeve. Mendoj se kjo ditë duhet të quhej si kulmimi i të gjitha aktiviteteve?, shprehet dekani i Fakultetit të Muzikës në Universitetin e Arteve.

Kompozitori edhe trombisti Shehu shton se duhet që të kishte më shumë vëmendje ndaj muzikës shqiptare, edhe pse digjitalizimi i partiturave të Tonin Harapit është realizuar një vit më parë, ndërsa janë në proces digjitalizimi edhe partiturat e Çesk Zadesë.

?Mendoj se ne shqiptarët luajmë më mirë muzikën shqiptare. Ne duhet patjetër që të konsistojmë, që të nxjerrim në pah këto vlera. Pa lënë pas dore edhe të huajt, duhet që të respektojmë artistët shqiptarë?, vijon Shehu.

Pianisten Genita Hoxha e gjejmë në sallë duke punuar me studentët. Shqetësimi që ajo ngre, është mungesa e partiturave shqiptare

?Mendoj se po bëhen përpjekje për të kthyer vëmendjen nga muzika klasike, por duhen bërë akoma më shumë nga stafi, por edhe nga studentët. Muzika shqiptare mbështet shumë, por kemi shumë pak material. Studentët nuk kanë si të orientohen me partet shqiptare. Pjesët shqiptare janë të domosdoshme, por është e mangët pjesa e partiturave, edhe pse të ndjerët kanë shkruar shumë për muzikën. Po bëhen përpjekje për digjitalizimin e tyre?.

Share This Video


Download

  
Report form