Suela Musta anëtare e Autoritetit të Mediave Audiovizive, dhe dy ish-anëtarë të këtij institucioni Izmir Hajdari dhe Andrea Nathanaili, janë përfshirë në veprime korruptive, ku kundrejt pagesave monetare kanë favorizuar paligjshmërinë e dy televizioneve kabllore në Elbasan dhe Tropojë. Në një rast personat e mësipërm kanë marë 4 milion lekë të vjetra për të favorizuar Tv Kabllor ?Brado? në Elbasan, ndërkohë që janë vënë nën presin të vazhdueshëm nga pronarët e këtij TV, me qëllim që të ndikon për mos vendosjen e një gjobe. Në vendimin e gjykatës që ?Shqiptarja.com? disponon thuhet se në datën 29 mars 2019 Bledar Karaj, telefonohet nga një person, i cili prezantohet si inspektor i AMA-s dhe i thotë se është te subjekti i tij dhe ka një urdhër inspektimi. Pasi e lënë të takohen, Bledi mbyll telefonin dhe nga telefoni i tij komunikon me Andrea Nathanaili, në orën 14:11. Në komunikimin e tij Bledi i thotë Andrea Nathanailit se te subjekti i kanë shkuar inspektorë të AMA-s dhe se do ta kontrollojnë. Kur Andrea e pyet se si i ka kanalet, Bledi përgjigjet ??ja ashtu??. Po kështu, Andrea e pyet se ??kush ishte ai që të mori?? dhe Bledi i thotë se ??nuk e njoh për emër??. Pas kësaj Andrea e orienton Bledin që të dërgojë dikë te subjekti se do të fliste ai me dikë. Nga ana tjetër Andrea Nathanaili komunikon me Suela Musta. Në bisedë Andrea i shpjegon Suelës se një grup tjetër inspektimi ka shkur në Elbasan, te subjekti i Bradasheshit dhe i kërkon që të interesohet në lidhje me këtë grup inspektimi. Nga ana e Andreas i thuhet Suelës se ??ti i ke bërë ato muhabete, që kam kërkuar që t?i thuash që të mos shkosh tek ai fshati Labinot, Bradashesh, kaq thuaju. Ata kanë kërkuar ka një vit, që është miku im thuaj... po thuaj dreqit na gjeti zbulur fare... hajd se do vazhdojë kjo gjë??. Më pas Andrea bisedon me Bledin ku i kërkon që të sillet mirë me inspektorët. Më pas Andrea komunikon me Suelën, ku kjo i thotë se ??për momentin nuk ndërhyj dot?? dhe Andrea i thotë se mund ta ndëshkojë dhe ??vendosin gjobën 10 milionë dhe na nxjerrin bojën pastaj??.