RTV Ora - Rama: Ilir Meta me hënë, thotë firma ime nuk është firma ime

Ora News Lajme 2019-06-23

Views 1

#rtvora
Nga Dropulli, kryeministri Edi Rama iu rikthye sërish vendimit të presidentit për anulimin e zgjedhjeve. Ai tha se ndërsa PD dhe LSI ushtrojnë dhunë në rrugë, presidenti Meta dhunën e ushtron nga zyra, duke shkelur kushtetutën.

Edi Rama: Duke bërë një ndarje detyrash, partitë me dhunën në rrugë, ndërsa Ilir Meta me dhunën në zyrë, dhunën institucionale, dhunën antikushtetuese. Duke dhunuar kushtetutën. Një histori e turpshme që meriton të ndëshkohet jo vetëm nga shqiptarët që nuk kanë lidhje me ato parti, por dhe nga ata që i përkasin atyre partive.

Këta janë më hënë, më thonë mua Ilir Meta. Ilir Meta është me hënë, shfaqet zhduket, shfaqet zhduket. Si të vijë rrotullimi. E kapëm te rrotullimi i mirë qëndroi bëri ca punë të mira tani është futur rrotullimi në krahun tjetër, tani s'merret vesh ku do dalë kjo punë. Presidenti thotë firma ime nuk është firma ime, keni parë kështu ju?! Shteti është firmë. Latinët thonë karta flet. Nëse vendoset rregulli që firma ime nuk është firma ime mbaroi shteti. Normalisht askush nuk tërheq firmën që ka vënë paraardhësi. E ka firmosur institucioni. Ç'është kjo firmosa unë po unë e tërheq dhe nxjerr një firmë tjetër që heq firmën time se firma ime nuk është firma ime. Është një situatë që duhet ta trajtojmë edhe si një lloj situatë klinike.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-ilir-meta-me-hene-thote-firma-ime-nuk-eshte-firma-ime
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS