#rtvora
Tre persona rrezikuan të mbyten në plazhin e Velipojës mesditën e së dielës. Të vetmit që shkuan në ndihmë të tyre ishin pushuesit e tjerë për shkak të mungesës së rojeve të plazhit dhe të personelit mjekësor.
Këto janë imazhet e ngjarjes, e cila ka shkaktuar panik dhe frikë tek pushuesit e shumtë që ndodheshin të dielën në plazhin e Velipojës.
Ndërkohë në Vlorë pushuesit ankohen për derdhjen e kanaleve të ujërave të zeza në det. Ata rendisin këtë problematikë si një nga mangësitë kryesore teksa kërkojnë marrjen e masave si një formë për të mbajtur gjallë turizmin në këtë qytet.
Përpos derdhjes së ujërave të zeza turistët ngrënë edhe shqetësime të tjera, si mungesa e dusheve apo rojeve bregdetare.
Vlora është një nga zgjedhjet kryesore të turistëve vendas, por edhe të huaj për të shijuar bregdetin. Megjithatë problematikat e higjienës në plazhe mbeten ekzistente.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/mungesa-e-rojeve-bregdetare-3-pushues-rrezikojne-jeten-ne-velipoje
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz