Nën udhëheqjen e ish-kryekomunarit të Lazaratit, Dasho Aliko, një grup i vogël militantësh të PD-së, janë grumbulluar në Gjirokastër për të penguar kalimin e eskortës së kryeministrit Rama. Gjatë tubimit ka patur edhe përplasje me policinë, ku këta të fundit kanë tentuar që t'i ndalojnë nga veprimet e dhunshme dhe bllokimi i rrugës. Kryetari i PD-së në Gjirokastër, Aliko në një pronocim për Report Tv ka thënë se ata janë grumbulluar për të treguar se janë kundër Ramës.
"Është boshatisja e Gjirokastër nga rinia. Lënie në mënyrën më të keqe të mundshme. Kjo nuk është për interesa partiake. Policia si ushtarë. Kjo është diktaturë. Të ngihen kundër tij. Ju bëj thirrje të gjithët Gjirokastriotëve." ka thënë Aliko.
Militantët e PD-së janë grumbulluar në afërsi të Parkut të Viroit rreth 1 km larg nga vendi i takimit të fushatës së Ramës.