RTV Ora - Braho debaton me Gjonin: Dekreti i presidentit nuk është llastik për të mbathura

Ora News Lajme 2019-06-26

Views 0

#rtvora
Komisioni i Ligjeve është mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e 55 deputetëve të maxhorancës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Në një moment ka pasur debat mes deputetëve Spartak Braho dhe Ralf Gjoni.

Spartak Braho: "Më vjen mirë që një koleg i joni, zoti Fino, ndonëse ekonomist në profesion paraqiti me kompetencë arsyet pse dekreti i presidentit ëhstë i pabazuar në ligj e kushtetutë. Ndërkohë që vërej deputetë të tjerë nuk e kanë kuptuar akoma pse kanë ardhur sot. I dashur Ralfi, dekreti i presidentit nuk është llastik për të mbathura, që mund të të hapet sa herë dhe sa të duash. Është shtyllë dhe neni 92/2 thotë Presidenti i Republikës dekreton zgjedhjet. Nuk ka më as çdekret as njoftim, as vendim. Cdekretimi që ai ka paraqitur nuk parashikohet fare në Kushtetutë.

Ne sot nuk jemi mbledhur për të shkarkuar presidentin, kuptoje dhe këtë, jemi mbledhur për të nisur një procedurë që do të konkretizohet me ngritjen e një komisioni hetimor, apo grupi hetimor që do të konstatojë nëse është shkelje e rëndë apo jo dhe më pas do të vendoset. E kupton këtë që të them apo jo.

Ralf Gjoni: E kuptoj shumë mirë, më mirë se ty zoti Braho

Spartak Braho: Le ti japim mundësi parlamentit të nisë procedurën ta hetojë situatën. Ishalla presidenti nuk e shkelur rëndë që të shkarkohet por për mendimin tim shkelja është e rëndë megjithatë të ngrihet një komision hetimor. Mund të bëj thirrje që ti të jesh anëtar i atij komisioni dhe ta shikosh me sytë e tu që presidenti e ka shkelur rëndë Kushtetutën.
Unë bashkohem me konkluzionet që relatoi zoti Fino dhe le ti hapim rrugë komisionit hetimor.

(Debat pa mikrofon mes Spartak Brahos dhe Ralf Gjonit)

Ralf Gjoni: Kontrolloni anëtarët e komisionit si flasin. Nuk jemi në komunizëm. Zoti Braho mbaroi komunizmi. Me të njëjtën mendësi juriste në 1990 ju kaluat 7501 dhe i morët të drejtën e pronësisë cdo qytetari shqiptar. Mos na bëni arrogancë juridike. Mos mu drejto mua . Nëse ke problem me presidentin adresoja presidentit. Edhe fjalët kursej. Kujdes se nuk je prokuror.

(I drejtohet Ulsi Manjës): Zoti kryetar u përdor fjalë fyese. Nuk është prokuror komunizmi këtu

Pjese tjeter nga diskutimi


Ulsi Manja: E kam njoftuar Presidentin për mbledhjen e komisionit Kreu i Shtetit i ka kthyer përgjigje Komisionit të Ligjeve me shkrim dhe nuk e çmon të nevojshme të paraqitet para komisionit. Kjo nuk e pengon punën e komisionit për të vijuar proceduren e shkarkimit.

Ralf Gjoni: Kush e përcakton se Presidenti ka shkelur Kushtetuten? Nuk jam pro Dekretit të Presidentit pasi nuk është i bazuar në Kushtetutë, por unë besoj në institucione dhe këtë mund ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese. Është i nxituar vendimi për shkarkimin e Presidentit. Kjo procedurë shkarkimi është një lojë politike për të bërë shoë televiziv.

Bashkim Fino: Më bën përshtypje letra e Metës pasi ka përdorur një gjuhë ironike, paragjykuese dhe hipokrite
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/komisioni-i-ligjeve-mblidhet-shkarkimin...

Share This Video


Download

  
Report form