Hashim Thaçi: Destabilizim në rajon nëse s'ka marrëveshje Kosovë-Serbi - Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-06-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas dështimit të takimit të Parisit për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi shprehet se nëse nuk arrihet marrëveshja brenda këtij, rrezikohet jo vetëm marrëdhënia me Beogradin por do të destabilizohet i gjithë rajoni.HASHIM THAÇIPRESIDENT I KOSOVESNuk kam kurrfarë dyshimi që nëse këtë vit nuk do ta bëjmë marrëveshjen ligjërisht detyruese në mes të Kosovës dhe Serbisë, do të hyjmë në një zonë të rrezikshme të këtyre raporteve, që mund ta destabilizojë gjithë rajonin.Gjatë një konference per mediat, kreu i shtetit theksoi se fatkeqësisht zhvillimet e fundit nuk janë aspak premtuese.HASHIM THAÇIPRESIDENT I KOSOVES?Përkundër inciativave të fundit për ta zhbllokuar dialogun, rezultati është zero. Mungesa e dialogut dhe e perspektivës së arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë është rreziku më i madh i mundshëm për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.Presidenti Thaci kembengul se arritja e nje marrveshjeje perfundimtare me Serbine me mbështetjen e ndërkombëtarëve është ne interesin kombëtari te Kosovës.Ndaj ai e quan domosdoshmeri unfikimin e qendrimit te klases politike ne Prishtine lidhur me procesin e dialogut.

Share This Video


Download

  
Report form