Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha mbrëmjen e së hënës në ?Opinion? se policia shqiptare është për tu marrë me kriminelët, dhe jo me të gjithë popullin, në rast se ky i fundit ngrihet kundër organizimit të zgjedhjeve me 30 Qershor.
Ai tha se nëse i gjithë populli shqiptar do të ngrihet kundër zgjedhjeve, policia nuk do të bëjë asgjë.
Sandër Lleshaj: Policia nuk është këtu për të përballuar pasivisht të gjithë popullin shqiptar. Në qoftë se ne kemi këtë ide që i gjithë populli shqiptar do të ngrihet kundër zgjedhjeve, policia do të bëjë asgjë, fare. S?do të merret. Sepse policia nuk është këtu për të frenuar popullin shqiptar që të bëjë atë që do populli shqiptar.
Blendi Fevziu: Nëse janë 10-15 përkrahës së opozitës në çdo qendër votimi, prapë është e pamundur.
Sandër Lleshaj: Policia ekziston për tu marrë me kriminelët dhe policia shqiptare është plotësisht në gjendje të merret me kriminelët, sepse kriminelët janë pak, nuk janë shumë, nuk janë shumicë. Kriminelët janë pak në Shqipëri.
Blendi Fevziu: Po nëse dalin qytetarë në çdo qendër votimi?
Sandër Lleshaj: Në qoftë se, edhe një herë, policia nuk është për tu marrë me të gjtihë popullin shqiptar. Nuk është ky opsioni.
Blendi Fevziu: Pra nëse opozita do të arrijë të mundë të nxjerrë qytetarët, do të jetë e pamundur zhvillimi i zgjedhjeve?
Sandër Lleshaj: Në qoftë se opozita ka popullin me vete? Po opozita mund t?i fitojë zgjedhjet fare kollaj pastaj. /tvklan.al