Pavarësisht krizës politike dhe akuzave, Presidenti Ilir Meta u shpreh sot se nuk e ka ndërmend që të japë dorëheqjen, madje shtoi se nga institucioni që drejton do të fillojë ringritja e Republikës.
"Ky institucion nuk i përket Ilir Metës, por Republikës, nuk do të bjerë kurrë, nga ky institucion do të fillojë ringritja e Republikës. Shqipëria nuk do të kthehet në një tirani personale të askujt dhe as në një koloni të asnjë fondacioni ndërkombëtar. Bashkë do të jemi këtu deri në 24 korrik të 2022" tha Meta.