Rreze Dielli 26 Qershor 2019 Të Gatuajmë me Znj Vjollca P1 Patëllxhanë të mbushur me parmixhan

RrezeDielliOfficial 2019-07-01

Views 0

Patëllxhanë të mbushur me gjizë dhe parmixhan

Përbërësit:

800 gr patëllxhanë

500 gr gjizë

kripë+ piper i zi

50 gr parmixhan

majdanoz

400 gr pure domate

borzilok

125 gr mocarela

Përgatitja:

Ngrohim furrën në temperaturën 180ºC-190ºC. Presim patëllxhanët në feta për së gjati dhe pasi i pudrosim me pak miell i kalojmë në një skuqje të lehtë. Në një tas vendosim gjizën, kripë, piper të zi, majdanoz të grirë hollë, parmixhan të grirë dhe i trazojmë mëirë. Tasin e lëmë mënjanë.

Në tasin me pure domate vendosim në të gjithë sipërfaqen gjysmën e salcës. Vendosim në dërrasën e punës 1 fetë patëllxhanë. Bendosim në të 2 lugë çaji gjizë duke e hapur në të gjithë sipërfaqen e patëllxhanit. E bëjmë role dhe i vendosim në tavë me mbyllje nga poshtë. Kështu vazhdojmë me të gjitha fetat e patëllxhanit.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS