Report TV- Intervista/ Mbi 22 % e fëmijëve të prekur nga obeziteti

Report TV 2019-07-01

Views 3

Mbi 22 % e fëmijëve janë të prekur nga obeziteti, duke u kthyer gradualisht në një sindromë të ndjeshëm për shoqërinë. Obeziteti tek fëmijët shkaktohet nga një numër I faktorëve ndërveprues. Pasha trupore dhe obeziteti përcaktohen nëpërmjet indeksit të masës trupore BMI(body mass index).

Për çështjen e obezitetit ka folur për Report Tv pediatrja Besjana Hoxha, e cila ka listuar mirëqenien si një nga arsyet kryesore të obezitetit

"Arsyeja kryesore është mirëqenia, që aktualisht kemi një mirëqenie në standardet më të larta të mirëqenies, të ushqyerit, të jetesës, kështu që automatikisht kjo shkon paralel me pjesën e kequshqyerjes tek fëmijët ose tendencës së prindërve për ti ushqyer pafundësisht pa masë dhe çfarë të munden vetëm ata të jenë të kënaqur. Prandaj themi që masa dhe seleksionimi I ushqimeve të jetë sa më cilësor dhe sa më korrekt nga ana e prindërve", - u shpreh filania.

Obeziteti fillon të prek fëmijët në moshën mbi 4 vjeç, dhe në preadoleshenc, në moshat 10-11 vjeç. Duke filluar në moshë të herët prek dhe mënyrën e jetesë të fëmijëve. Aktiviteti fizik duhet të jetë pjesë e përditshmërisë së fëmijëve, duke I lënë të ndërveprojnë dhe me bashkëmoshatarët, pasi kjo ndikon dhe në zhvillimin psikologjik.

"Fëmijët obez e vuajnë shume pjesën psikologjike pastaj në shkollë, pjesën e sulmeve nga moshatarët e tyre nëpër klasa. Është shumë e rëndësishme që fëmijët të mos jenë të izoluar. Është shumë mirë për pjesën e zhvillimit psikologjik të fëmijës,që të ketë ndërveprim social me fëmijët, që do të thotë të jetë ne kontakt me fëmijët qoftë në kolektivitet nëpër çerdhe e kopshte, qoftë edhe në pasditen me ne.", - u shpreh Filania.

Share This Video


Download

  
Report form