Eshtë rikthyer grupi i parë i studentëve të Mjekësisë nga trajnimi jashtë vendit për përditësimin e dijeve në fushën e sëmundjeve infektive.
Me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit Global studentët ishin në Zagreb, trajnim i cili do pasohet edhe nga të tjerë.
Kështu ka bërë me dije Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila zhvilloi një takim me studentët e sapo kthyer nga trajnimi, ku ata prezantuan eksperiencën e fituar gjatë trajnimit për ?Kontrollin e Epidemisë HIV?, që u zhvillua në Qendrën Bashkëpunëtore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Informacion Strategjik mbi HIV në Kroaci.
?Kemi mundësuar që nëpërmjet këtij projekti të mbështesim studentët dhe universitetin. Ky është trajnimi i parë, që do pasohet nga të tjerë, në mënyrë që studentët të marrin sa më shumë njohuri që në kohën e studimit. Ky është një angazhim i realizuar në kuadër të paktit për universitetin, i cili nuk është një destinacion, por një proces në vijim?, u shpreh Manastirliu në takimin e zhvilluar nga Universiteti i Mjekësisë, ku morën pjesë dhe drejtues të Universitetit dhe mjekë të fushës.
Në bashkëpunim me Fondin Global që po mbështet projektin e Ministrisë së Shëndetësisë për trajnimin e studentëve të Mjekësisë, do të rishikohen edhe kurrikulat e studentëve të Mjekësisë.
?Do rishikohen kurrikulat për t?u përditësuar me risitë dhe këto përmirësime që do të jenë të qëndrueshme në kohë, do t?ju shërbejë edhe studenteve të brezave të ardhshëm?, u shpreh Manastirliu.
Një tjetër anagazhim në kuadër të Paktit për Universitetin është programi i praktikës klinike, që tashmë është i hapur për çdo student, në portalin ?Mjekë për Shqipërinë?.