Kreu i qeverisë, Edi Rama në takimin e radhës elektoral në Gramsh, ka ironizuar situatën e krijuar nga PD dhe LSI duke thënë se është si në kohën e Haxhi Qamilit. Ky ka qenë edhe pseudonimi që Rama me ironi ka përdorur për t'ju drejtuar presidentit Meta për shkak të dekretit të tij për të anuluar zgjedhjet.
Më pas Rama ka deklarua se ditën e zgjedhjeve më 30 qershor asgjë e keqe nuk do të ndodhë përveçse do të votohet.
"Nëse ke shkelur ligjin përgjigjesh njësoj si të gjithë të tjerët. Është frika që i ka bërë kamikazë kundër popullit. Kush kërcënon të shkel të drejtën tonë thyen qafën po e thyejnë qafën me vullnetin e tyre. Unë ka kohë që them se në atë rrugë ka vetëm thyerje qafe dhe jo të ardhme nuk mundësi për fitore politike. Nuk jemi në kohën e Haxhi Qamilit. Edhe sepse është shfaqur pa mjekër pa kravatë. Dhe bën shqiponjën. Është vetë Haxhi Qamili atje. Fallxhorja të bëjë magji për të shpëtuar presidentin. Për ta çliruar nga shpirti që e ka kapluar komplet. Kjo nuk është e mirë për vendin dhe procesin zgjedhorë, që ata krijuan një siklet për shqiptarët. Të jeni të sigurt. Ka vetëm një rrugë për tu marrë me këtë. Duke e kthyer 30 qershorin shkuljen e një keqeje të madhe që ka mbajt peng popullin. Që politikanë i kanë dhënë vetës të drejtën për të qenë mbi ligjin. Populli shqiptarë duhet ti japi fund kësaj të keqeje. T'i japi mësim të gjithë politikanëve se kur populli zgjedh partitë duhet t paraqiten kush jo s'ka asnjë shans, asnjë mundësi asnjë rrugë dhe do të përballet me disfatën, Kush ikën nga Parlamenti për të djegur Shqipërinë digjet vetë. Ditën e diel s'kanë për të bërë asgjë. Mund të gjejnë budallenj lartë e poshtë. Por do thyejnë kokën e tyre. Nuk shkohet në burg për Monën e Lulin. Për Saliun jo e jo. As për Metën. Nuk i hiqet viza vetes për të shkuar as në Janinë e as në Bari për këta të katërt." ka deklaruar kreu i qeverisë.