Në emisionin Arena nga Dritan Hila është folur për atë që pritet të ndodh të dielën e 30 qershorit ku Partia Socialiste me aleatë do të shkojnë në zgjedhjet lokale, pa pjesëmarrjen e opozitës.
Kryetari i Aleancës Demokristiane Zef Bushati ka komentuar vendimin e Këshillit të Europës në lidhje me anulimin e delegacionit të vëzhguesve në Zgjedhjet lokale. Bushati tha se ky vendim i Këshillit të Europës nuk është korrekt.
Deputeti i Pavarur, Lefter Maliqi e ka quajtur si ditë të zezë 30 qershorin, ndërsa ka thënë se me 1 korrik do të ketë një marrëveshje mes forcave politike me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.
Juristja Brizida Gjikondi u shpreh se në 30 qershor do të votojë për të dhënë një mesazh nëpërmjet votës së saj.