RTV Ora – Rama: Presidenti ka marrë drejtimin e opozitës, dështon Luli ndërhyn Iliri

Ora News Lajme 2019-07-01

Views 0

#rtvora
Presidenti, Ilir Meta, ka qenë kryefjalë e diskutimeve mes Ramës dhe disa banorëve të njësisë numër 4 me të cilët ndau kafen e mëgjesit. Rama tha se Meta ka marrë drejtimin e opozitës.

Edi Rama: Harxhojmë energji të madhe për pengesat. Njësoj si zgjedhjet, duhet të bësh edhe zgjedhjet dhe të luftosh edhe me penguesit e zgjedhjeve.

Qytetari: Presidentin si e kemi zoti.Kryeministër?

Edi Rama: Aj ja ja. Presidenti ka marrë drejtimin e opozitës, dështon Luli ndërhyn Iliri. Është fatkeqësi e madhe për institucionin, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Erdhi dita që edhe Bujar Nishani të bëhet si Xhefersoni. Ky thotë hapni vendin se do të hidhem. I hodhi benzinë zjarrit me marrëzinë e çfirmosjes, ju dha motiv dhe këtyre që thonë do të respektojmë dekretin. Sot e ka marrë përgjigjen shumë të qartë dhe nga Kolegji Zgjedhor, është gjykata që vendos dhe është pa të drejtë ankimimi. Vulos zgjedhjet.

Sadri Abazi: Mbase sot bisedon me Lulin për datë të re zgjeshjesh.

Edi Rama: Mund të bëjë çfarë të dojë, por është nul. Kur e lexon Kushetutën në filxhan.

Qytetari: Nëse shpërndan parlamentin?

Edi Rama: Mund të marrë vendim ti shpallë luftës BE dhe SHBA.Problemi me këtë është se u çmendën të gjithë përnjëherë. U çmend Tan Ceka, iku fare ai.

Peripecitë me reformën në drejtësi

Edi Rama: Çfarë kam heq unë me Presidentin për reformën në drejtësi, cfarë muhabetesh, cfarë historirash, frikë e madhe.

Kërkesa e opozitës për dorëheqjen e Kryeministrit

Edi Rama: Kjo është për ti ofruar njerëzve të tyre njëlloj preje. Do u jap kokën e atij. Ata e dinë që kjo nuk ndodh, por është për të motivuar njerëz hajde se do ta heqim. Një qeveri legjitime nuk e heq dot, vetëm me e vra tjetrin.

Terheqja e mazhorancës

Edi Rama: Po të jetë për mua personalisht, hajde se po tërhiqemi, çfarë doni të qetësoheni. Por nuk funksionon kështu se kthehet në traditë. Kjo është si 3 çunat e fortë të lagjes të marrin peng gjithë lagjen.Këta do të dëmtohen shumë, kanë marrë kosto të madhe.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-presidenti-ka-marre-drejtimin-e-opozites-deshton-luli-nderhyn-iliri
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
https://youtu.be/FxKf91K9aVA

Share This Video


Download

  
Report form