Mbërrijnë materialet zgjedhore në rrethe/ Bashkitë e djathta kërkojnë lirimin e KZAZ-ve

Report TV 2019-07-01

Views 0

Bashkitë e Djathta të drejtuara nga PD kanë caktuar ditën e sotme si afat të fundit për lirimin e ambienteve zgjedhore ose përndryshe do t'i asgjësojnë.Kanë mbërritur në Lezhë materialet zgjedhore në KZAZ-të numër 12 dhe 13. Ato janë transportuar nga mjete të ushtrisë të shoqëruara nga forcat speciale të policisë. Nga ana tjetër policia bashkiake e Lezhës, e cila drejtohet nga PD ka kërkuar lirimin e ambienteve ku janë vendosur materialet zgjedhore.Materialet zgjedhore kanë mbërritur edhe në qytetin e Kukësit, i njohur si bastion i djathtë. Ato janë transportuar nga mjetet e ushtrisë të shoqëruara nga policia e shtetit dhe janë vendosur në KZAZ nr 11, në godinën e prefekturës. Kjo godinë prej një jave ruhet nga forca të shumta policie. Gjatë transportit të materialeve nuk ka pasur probleme. Ende nuk është bërë e qartë vendndodhja e qendrave të votimit. Transporti i materialeve zgjedhore do të bëhet të shtunën mbrëma.

Share This Video


Download

  
Report form