300 vrojtues plazhi të licencuar, por bashkitë nuk i punësojnë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-07-01

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në fillim të sezonit turistik Shqipëria numëron 300 vrojtues plazhi të licencuar nga federata ?vrojtuesit e plazhit dhe shpetimit ne uje?. Megjithatë punësimi i tyre në është pothuajse zero.Ky është shqetësimi që ka ngritur edhe ministri i turizmit Blendi Klosi pak ditë më parë, kur i kërkoi bashkive të zbatojnë detyrimin ligjor.Sipas vendimit te keshillit te ministrave është kopetencë e administratorëve të njësive që të monitorojnë plazhet për pajisjen e cdo stacioni me vëshgues. Ndërsa licencimi bëhet vetëm nga një agjenci në varësi të ministrisë së arsimit dhe sportit.Kursi ka një kohëzgjatje një mujore me kosto prej 30 mijë lekësh të rinj, ndërkohë që punësimi për të rinjtë nuk është i garantuar në pjesën më të madhe.Shumica e vrojtuesve shqiptar zgjedhin brigjet fqinje për të ushtruar këtë profesion.Paralelisht me federatën shqiptare që lëshon licencat për vrojtuesit, funksionojnë edhe zyra të tjera që ofrojnë trajnime 3 ditore dhe me kosto më të ulët.Kjo bën që edhe ato pak të punësuar aktual në bregdetin shqiptar të mos jenë profesionistë, por vetëm të zbatojnë detyrimin ligjor të bizneseve për të pasur një vrojtues në zonën private të tyre.Aktualisht sipas informacionit nga zyra e federatës vetëm 20 vrojtues plazhi janë të punësuar në Shëngjin.

Share This Video


Download

  
Report form