Hungaria refuzon ekstradimin e Gruevskit

RTV KLAN 2019-07-01

Views 0

Nikolla Gruevski nuk do të ekstradohet në Maqedoninë e Veriut. Ky është vendimi që ka marrë gjykata hungareze në Budapest, duke refuzuar kërkesën e Shkupit zyrtar për të ekstraduar ish-Kryeministrin maqedonas dhe ish-kryetarin e partisë VMRO-DMPNE.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura pa praninë e mediave pas kërkesës së avokatëve të Gruevskit, gjykata argumentoi se nuk janë përmbushur kushtet për ekstradim, thonë burimet për Klan Macedonia.

Nikolla Gruevski u paraqit me pranga në duar mëngjesin e kësaj të enjteje pas urdhrit të lëshuar nga gjykata hungareze, e cila do të shqyrtonte kërkesën për ekstradim. Ish-Kryeministri mbante syze dhe kapele ngjyrë të zezë në Gjykatë.

Maqedonia e Veriut kërkon ekstradimin e Nikolla Gruevskit për të vuajtur dënimin me 2 vite burgim pasi është dënuar nga gjykata për blerjen e makinës së blinduar "Mercedes" në rastin e quajtur "Tanku". Nikolla Gruevski u arratis nga Maqedonia e Veriut në Nëntor të vitit 2018, duke kërkuar azil politik në Hungari. /tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form