Sulmi ndaj KZAZ, kryebashkiaku i Vaut të Dejës për Report TV: Protestën e organizoi PD, jo unë

Report TV 2019-07-01

Views 2

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Zef Hila ka reaguar në një lidhje telefonike për Report tv menjëherë pas kësaj deklarate duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje pasi nuk ka qenë ai organizator i protestës por Aleanca e Qytetare për mbrojtjen e Demokracisë, strukturë e vetë PD.

"Unë nuk e kam dëgjuar. Unë nuk kam asnjë lloj informacion por di që protestat në Vaun e Dejës kanë qen të qeta dhe nuk ka pasur incidente. Protesta e djeshme nuk është organizuar nga Bashkia e Vaut të Dejës, por nga Alaenca për Mbrojtjen e Demokracisë të Vaut të Dejës. Unë e them me përgjegjësit të plotë se nuk jam marrë me oganizim të protestë. Porositë kanë qenë që protestat të jenë të qeta dhe paqësore. Unë jam kryetar i bashkisë, i zgjedhur. Nuk kam qenë pjesë e protestës. Të gjitha ata kanë protestuar si qytetarë të lirë. Ata kanë të drejtën e tyre. Aq më tepër kemi një dekret të presidentit dhe çdo njeri ka të drejtën e tij. Të gjitha kanë qenë jashtë orarit të punës. Ministri është disinformuar në raport me kryetarin e bashkisë", tha Hila.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS