Hapet në njërën anë të tij, By Pass-i i Fierit, që pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e mjeteve që shkojnë drejt jugut, me fluks të lartë veçanërisht gjatë sezonit turistik.
Ky investim shmang trafikun që krijohej në segmentin Fier Levan ndërkohë që rruga drejt Vlorës shkurtohet me 35 minuta.
Tashmë pas një historie të gjatë ngërçi e bllokimi si rezultat i një kontrate dhe projekti me probleme serioze, By Pass-i i Fierit, është drejt përfundimit. Brenda muajit Nëntor ky segment do të jetë plotësisht i hapur.
Tv Klan