http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kriza e tejzgjatur potilike duket se po jep efekt negativ në aktivitetin ekonomik në vend. Të dhënat më të fundit nga administrata tatimore flasin për një rritje të numrit të biznesve që nuk kanë paguar detyrimet fiskale në afat. Vetëm në 5 muajt e parë të këtij viti janë 5100 subjekte që janë shtuar në listën e borxhlinjve, duke e cuar në total numrin e subjekteve që nuk paguajnë taskat në rreth 26 mijë. Dominojnë më shumë bizneset debitore nga Durrësi dhe Vlora. Ekspertët e vlersojnë këtë situatë si shqetësuese.Duke analizuar të dhënat e tatimeve, nga totali prej 26 mijë borxhlinj, 50% e tyre janë biznese pasive, cka do të thotë se rritja me 5100 subjekte aktive vetëm në 5 muajt e parë është një e dhënë që autoritetet duhet ta marrin seriozisht në konsideratë.Deri në fund të vitit 2018, borxhi në administratën tatimore arriti në 108 miliardë lekë. Peshën kryesore të kësaj shumë e mban tatimi mbi vlerën e shtuar që është tregues direkt i aktivitetit ekonomik.Publikimi i emrave të subjekteve debitore nga administrata tatimore është një procedurë që i vjen në ndihmë bashkpunëtoreve të këtyre biznesve me qëllim që ata të njihen mbi statusin e bzinesve me të cilët bashkpunojnë.