DEL VIDEO/ Momenti kur sulmohet me bomba molotov KZAZ në Dibër, si u rrezikua policia

Report TV 2019-07-01

Views 0

Ky është momenti kur militantët të Partisë Demokratike kanë sulmuar me bomba molotov KZAZ-në numër 19 në Dibër mbrëmjen e djeshme. Në video shihet teksa militantët nga një largësi nga KZAZ lëshojnë bombat molotov në drejtim të KZAZ-së ku ndodhen edhe efektivë të policisë që e ruanin atë.

7 efektivë mbetën të lënduar ndërsa 12 persona u arrestuan për sulmin. Partia Demokratike pretendoi se efektivët nuk janë lënduar nga flakët e molotovit por nga gazi lotsjellës që u hodh më tej nga efektivët për të shpërndarë turmën e dhunshme.

Por pamjet flasin ndryshe duke hedhur dritë mbi atë se çfarë ndodhi mbrëmë në Dibër. Partia Demokratike u distancua nga kjo ngjarje duke thënë se nuk janë militantë të saj, duke e quajtur provokim të kryeministrit Edi Rama. U fol për një protestë paqësore, që në fakt pamjet e dëshmojnë më së miri sulmin e dhunshëm me molotov. Në një deklaratë për mediat mbrëmë, Policia e Shtetit tha se rreth 300 persona në Dibër po i sulmonin me molotov duke vënë në rrezik jetën e efektivëve, ndërsa njëherësh bëri thirrje që të tërhiqeshin.

Share This Video


Download

  
Report form