#rtvora #zgjedhjete30qershorit
Dhunimi i gazetarit Enver Doçi, në Dibër ka sjellë reagimin e Policisë së Shtetit, e cila ka sqaruar situatën dhe rrethanat e ngjarjes.
Në njoftimin e bërë publik për mediat, policia sqaron se dhunimi i gazetarit erdhi si pasojë e një operacioni kompleks, që u ndërmor për arrestimin e biznesmenit Bilbil Gjura.
Policia e ka konsideruar edhe pakujdesi nga ana e oficerit të FNSH-së, ndërsa i kërkon edhe ndjesë gazetarit.
?Në kushtet e këtij aksioni të zhvilluar në një situatë të tensionuar, një punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është treguar i pakujdesshëm duke shtyrë një gazetar teksa po filmonte me celular operacionin.
Policia e Shtetit shpreh keqardhje për këtë incident duke i kërkuar ndjesë gazetarit të TV "Neës 24".
Ky akt i pakëndshëm erdhi si rezultat i aksionit të zhvilluar nën tension dhe pamundësisë së punonjësit të Policisë për të identifikuar në kohë të shpejtë gazetarin?.
Gjithashtu policia thekson se ?pavarësisht situatës së krijuar, Policia e Shtetit siguron të gjithë qytetarët dhe gazetarët se është në shërbim të tyre dhe ndodhi të tilla nuk do lejohen të përsëriten, pavarësisht arsyeve dhe situatave?.
Biznesmeni Gjura, i arrestuar mbrëmjen e djeshme dyshohet si i përfshirë në përplasjen me forcat speciale në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/dhunimi-i-gazetarit-nga-oficeri-i-fnsh-se-policia-sqaron-ngjarjen
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz