Militantët e PD në Korçë bashkë me ish-deputetin demokrat Ervin Salianji kanë dalë përpara bashkisë së Korçës duke demonstruar një festë të kohës së komunizmit, me muzikë të asaj kohe për të bërë një paralelizëm me ditën e sotme. Kjo ka qenë edhe për të shprehur qëndrimin që opozita ka shprehur më herët se votimet e sotme i ngjajnë atyre komunizmit për shkak të mospjesëmarrjes së tyre në zgjedhje. Ata kanë qëndruar për disa momente përpara bashkisë duke marrë edhe valle ndërkohë që në qafë kanë mbajtur edhe shallin e pionerit.