Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, ndryshe nga Lulzim Basha, nuk mendon se Edi Rama mori ndonjë mësim nga refuzimi i shqiptarëve që të votojnë. Ajo është e bindur që Partia Demokratike është në ditën më të zezë të saj dhe shqiptarët më të tradhtuar se kurrë.
Në një status të gjatë në rrjetet sociale, Topalli shkruan:
?Pas rreth 3 dekadash, PD nuk ka me asnjë pushtet. Partia Demokratike nuk është më as në Parlament dhe nuk ka me asnjë bashki. Me urdhrin për djegien e mandateve Lulzim Basha e nxori atë me dhunë, jashtë parlamentit duke tradhtuar e fyer mbi 400 mije demokrate, që votuan siglën e kësaj force politike. Me këtë, që është akti me i papërgjegjshëm i historisë së demokracisë, ai praktikisht i ftoi shqiptaret në luftë vëllavrasëse?.
Me mos hyrjen në zgjedhje, thotë Topalli, Lulzim Basha i dhuroi Ramës të gjitha bashkitë, të gjitha pushtetet.
?Demokratët e fundit të punësuar në bashkitë e djathta do jenë në mëshirën e Edi Ramës. Partia Demokratike praktikisht nuk është më. Dhe kjo është vrasja me mizore, që kreu i saj mund t?i bënte demokratëve".
?Eksperimentin më të pamerituar për demokratët dhe për vendin?, e quan ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli kreun aktual Lulzim Basha.
?Ti Lul kësaj radhe nuk mund të këndosh më mbi trupin që jep shpirt të Partisë sonë. Njerëzit e lirë, nuk do lejojnë më, që as ti dhe as 3-4 shokët tuaj në pushtet dhe ?opozitë? të mbajnë në dëshpërimin e dhimbjes e të pamundësisë, një popull që boll ka vuajtur në shekuj. Është koha për të ringritur Partinë Demokratike nga e para. Është koha për të larguar këtë klase politike. Demokratët, shqiptarët do ia dalin?.
Tv Klan