Dhjetë ditë pasi prokuroria e Elbasanit ka lëshuar urdhër-arrestin për Etjen Canin, ky i fundit është kapur nga agjentët e Interpol Roma, në Rimini të Italisë. Cani kishte marë dijeni për kërkimin e tij dhe kishte filluar të kryente lëvizje të çuditshme. Interpol Roma, ka marë informacion nga një shqiptar për vendodhjen e Canit dhe menjëherë ka çuar disa agjentë për arrestimin e Canit. Pritet që ai të ekstradohet në Shqipëri, ku do përballet me akuzat.
I riu akuzohet nga prokuroria e Elbasanit, për akuzën e ?Vrasje në rrethana cilësuese? kryer në bashkëpunim dhe ?Prodhimi dhe mbajtjapa leje të armëve luftarake?. Sipas dosjes së prokurorisë që ?Shqiptarja.com? e disponon thuhet se Etjen Cani ka qënë shok i ngushtë me viktimën Gentian Beqiri të vrarë në 15 gusht 2012 në Elbasan. Nga dëshmitë që siguron ?Shqiptarja.com? rezulton se të vetmit persona jashtë familjes që i hapej dera e apartamentit, ishte pikërisht Etjen Cani dhe Lorenc Skilja. Në mëngjesin e 15 gushtit 2012 Gentian Beqiri është qëlluar me tre plumba në kokë, teksa flinte në dhomën e gjumit në apartamentin e tij.Ndërsa babai i tij është rrahur barbarisht me sende të forta gjuajtur me thika, duke ju thyer 6 brinjë, plasur hemoragjia në tru dhe në mëlçi. Momentalisht në kërkim vijon të jetë Ervis Bardhi, për të cilin ka dyshime se ndodhet në Greqi. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është pyetur dhe i dyshuari kryesor i vrasjes Etjen Cani, i cili ndër të tjera ka deklaruar se: ??Gentjanin e ka patur në lagje. Ata kanë patur shoqëri pasi gjyshja e tij njihej me nënën e Gentjanit.