http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Italia është duke u përballur me presion në rritje pasi Kombet e Bashkuara dhe Komisioni Europian, i kanë kërkuar Romës t?iu japë fund mospajtimeve lidhur me politikën e emigrantëve. Pak ditë më parë anija e një organizate bamirëse gjermane, Sea-Watch 3, ka arritur në ishullin italian, Lampeduza me 42 emigrantë të shpëtuar. Kapitenia e cila u përball me akuza të forta dhe u arrestua, është marrë në pyetje.Carola Rackete sqaroi për autoritetet se ishte e detyruar të zbarkonte në ishullin më të afërt pasi gjendja shëndetsore dhe psikologjike e emigrantëve ishte përkeqësuar. Ajo pritet të lirohet kete tem arte ndërsa ndërkombëtarët kanë kritikuar sjelljen e ministrit të brendshëm Italian, Matteo Salvini.Pas Gjermanisë dhe Hollandës, edhe Parisi zyrtar ka reaguar duke thënë se Italia "nuk është një vend i padenjë", por sjellja e zv/ kryeministrit dhe ministrit të brendshëm Matteo Salvini në çështjen e emigrantëve "nuk është e pranueshëme".Zëdhënësja e qeverisë franceze, Sibeth Ndiyaye, gjithashtu tha se ka standarde detare sipas të cilave, kur ka njerëz në rrezik ata duhet të zbarkojnë në portin më të afërt .Në kundërpërgjigje, Salvini i kerkoi qeverise franceze duhet të heqë dorë nga fyerjet dhe të hapë portat e vendit te saj për emigrantët. Në polemikat e shumta që kanë përfshirë qeverinë italiane pas arrestimit të kapitenes së anijes humanitare Sea Ëatch, Matteo Salvini ka kujtuar ngjarjen dramatike të mbyjtes së anijes në kanalin e Otrantos ku 22 vite më parë humbën jetën 81 emigrantë shqiptarë."E majta italiane ka një kujtesë të shkurtër,?-është përgjigjur Matteo Salvini. ?Më 1997 qeveria e Romano Prodit urdhëroi mbytjen e një anije shqiptare duke shkaktuar 81 të vdekur. Në atë kohë të gjithë heshtët, pasi ishte e drejta e një shteti sovran të shpëtonte territorin e tij."Edhe presidenti gjerman Frank Ëalter Steinmeier ka kritikuar arrestimin e kapitenes se anijes  duke deklaruar se: "Italia duhet të përballojë raste të tilla me një sjellje ndryshe. Ata që shpëtojnë jetë njerëzish nuk janë kriminelë ka deklaruar Steinmeier