http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Prej mengjesit të së hënës dyqanet në veri të Mitrovicës janë të mbyllura. Në shenjë solidarizimi, nuk punojnë as kafenete, pikat per furnizimin me karburant dhe taksitë.Shtatë muaj pasi Qeveria e Kosovës vendosi taksën 100 për qind, për mallrat nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, pronarët e këtyre bizneseve thonë se nuk ka me mallra per shitje, veçanërisht produkte te qumështit, miellit dhe vajit.Sipas Shoqatës së bizneseve serbe të veriut të Kosovës, dyqanet janë mbyllur për shkak të taksës dhe pamundësisë për të mbajtur aktivitetetin.Megjithëse nuk është e qartë se deri kur do të jenë të mbyllura dyqanet, bizneset serbe e kanë konsideruar situaten ne veri një kolaps të plotë.Organizatorët e bllokades, kanë njoftuar se furrat e bukës do të punojnë me kapacitet të reduktuar dhe buka do të dorëzohet vetëm në spital, në Qendrën e Studentëve dhe në kopshte.Nga ana tjetër, autoritetet e Kosovës, kanë reaguar, përmes një plani për furnizimin me produkte ushqimore të banorëve të kësaj pjese të vendit. Disa kamione, me produktet baze ushqimore, të shoqëruara nga policia, janë dërguar në komunat veriore.ENDRIT SHALAMINISTER I TREGTISE DHE INDUSTRISE?Këto pika shitëse do të jenë mobile. Do të jenë të vendosura çdo ditë në këto komuna, që qytetarët të kenë mundësi që të furnizohen??.Ministri I tregetise Ednrit Shala gjithashtu e ka akuzuar Qeverinë e Serbisë për politika shoviniste, si dhe për detyrimin e serbëve që t?i mbyllin aktivitetet, në mënyrë që të inskenojë një krizë humanitare.