Me rritjen e temperaturave, dhe duke qenë se jemi në një sezon veror, rritet dhe frekuentimi i pishinave apo plazheve. Pavarësisht se kjo është një zgjidhje relaksuese dhe argëtuese në të njejtën kohe, duhet pasur kujdes, pasi gjatë frekuentimit të pishinave mund të marrim dhe infeksione. Najada Como, shefe e shërbimit infekiv ne QSUT, në një intervistë për Report Tv, tregoi llojet e infeksioneve që mund të përballemi pas frekuentimit të pishinave. ?Ti mund të marrësh infeksione që prekin syrin, që prekin lekurën, apo nëpërmjet gelltitjes së ujit të kontaminuar që mund te japi crregullime në aparatin tretes. Perqendrimi i klorit në pishinë është një gjë e rëndësishme që duhet të jetë për arsye se është dezifektanti më i madh që ruan ekuilibrin e ujit të pishinës. Nëse sasia e tij është më e lartë sec duhet, ai mund të japi reaksione dëmtuese në pjesën e lëkurës,që I bashkuar me kremrat që mund të përdoren për tu mbrojtur apo për tu nxirë, i bashkuar me temperaturën e lartë, ti mund të kesh reaksione të kryqëzuara?-u shpreh mjekja
Lëkura është një nga zonat më delikate ne stinën e verës, kjo për shkak të ekspozimit ndaj klorit dhe temperaturave të larta. Grupmoshat më të rrezikuara janë fëmijet dhe moshat e treta, ndaj duhet tu kushtohet një kujdes i vecantë. Como shpjegon se në sezonin veror është mjaft e rëndësishme mospërdorimi i kremrave që kanë qëndruar hapur për një kohë të gjatë. ?Kremrat që ne përdorim, në qoftë se i kemi stok nga viti i kaluar që akoma nuk i kemi harxhuar, si rregull ato kremra për sezonin që vjen, nuk rekomandohen të përdoren, për shkakun se ka ndenjur për një kohë të gjatë, dhe ato mund të bëhen shkak për reaksione në lëkurë apo dëmtime në lekurë kur ti ekspozohesh në diell apo në pishina në vendet që je duke frekuentuar?- tha Como