stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Banorët e fshatit Borakaj në Shijak, i janë drejtuar emisionit ?Stop? sepse kanë një problem jetik, atë të mungesës së ujit prej 7 vjetësh. Ata janë ankuar në bashki dhe Ujësjellësin e Shijakut, por nuk kanë një zgjidhje. Banorët thonë, se u duhet të blejnë ujin, për të pirë dhe për t?u larë, ndërkohëqë edhe faturën e ujit e paguajnë. Në Ujësjellësin e Shijakut,Përgjegjësi i sektorit thotë, se kjo problematikë është kudo në stinën e verës. Ai pretendon, se ky fshat ka ujë një orë në ditë, por njëkohësisht ujësjellësi po përpiqet të zgjerojë kapacitetin, duke nisur me shtimin e furnizimit fillimisht për qendrën.