Makina me shpejtësi merr para motorin në Lezhë, vdes në spital një i ri, rëndë shoku

Report TV 2019-07-02

Views 6

Një i ri ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Lezhë, ndërsa shoku i tij ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Viktima është Indrit Ndreca 25 vjeç nga Grykë Manatia.

Aksidenti ndodhi në aksin Lezhë-Shëngjin në orën 21:45 në afërsi të Lapidarit.

Të rinjtë ishin duke lëvizur me motor në momentin që u përplasën nga një makinë. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes.

Të plagosurit u transportuan në spital në gjendje të rëndë për jetën, por njëri prej tyre ndërroi jetë si pasojë e plagëve, ndërsa shoku i tij është në gjendje të rëndë.

Identiteti i viktimës dhe të plagosurit ende nuk dihet. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Share This Video


Download

  
Report form