#rtvora
Pas mbylljes së procesit të numërimit mesnatën e së martës, KQZ në një deklaratë tha se në votimi morën pjesë 812.249 persona, ose 22.97 % e numrit të përgjithshëm të zgjedhësve.
"Sipas të dhënave paraprake të raportuar nga KZAZ-të në sistemin elektronik të të dhënave të KQZ-së, rezulton se kanë marrë pjesë në votime 812.249 zgjedhës, ose 22.97 % e numrit të përgjithshëm të zgjedhësve prej 3.536.016,"-raportoi zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj.
Rezultatet e votimit sipas KQZ:
-Numri i përgjithshëm i votave të vlefshme për Kryetar bashkie është 765.825 ndërsa për këshill bashkiak, 760.933.
-Numri i përgjithshëm i votave të pavlefshme për kryetar bashkie është 45.276, ndërsa për këshillat bashkiak është 49.986.
-Në këto të dhëna mungojnë numri i fletëve të votimit të dëmtuara apo të hedhura në kutinë e gabuar.
KQZ njoftoi se tabulimi i rezultatit këtë herë është mbyllur brenda 48 orëve nga momenti i mbylljes së votimit.
Pas mbarimit të procesit të numërimit, KZAZ-të kanë nisur dorëzimin në KQZ të kutive të votimit dhe kutive me materialet zgjedhore, ndërsa procesi do zgjasë edhe sot.
Procesi i ankimit për rezultatet:
Për 51 bashkitë e administruara nga një KZAZ, afati 5 ditor i ankimimit fillon nga data e miratimit të vendimit për nxjerrjen e rezultatit nga KZAZ.
Ndërsa për 10 bashkitë ku procesi është administruar nga me shumë se një KZAZ, afati 5 ditor i ankimimit fillon datën e miratimit të tabelës së rezultateve nga KQZ.
KQZ raporton se rezultati përfundimtar zyrtar mbi zgjedhjet do të shpallet vetëm pas përfundimit të afateve ankimore në rrugë administrative pranë KQZ apo ankimimeve të mundshme në Kolegjin Zgjedhor.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kqz-ne-votime-moren-pjese-2297-e-numrit-te-zgjedhesve
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz