Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar ankimimin e ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla i cili kundërshtonte vendimin për të shtyrë afatet hetimore.
Kjo do të thotë se Krimet e Rënda kanë pranuar kërkesën e Prokurorëve për zgjatjen me 3 muaj të hetimeve ndaj ish-kryeprokurorit, Adriatik Lllalla.
Kujtojmë se vetë Llalla pretendonte se deri më tani dhe pse janë zgjatur disa herë hetimet prokuroria nuk ka gjetur asnjë provë ndaj tij. Nga ana tjetër Prokuroria e Krimeve të Rënda shprehet se është në pritje të letër-porosive për dosjen Llalla.
Kujtojmë se Llalla është nën hetim për pastrim parash e korrupsion.