RTV Ora - Kryebashkiakët e djathtë nuk lirojnë zyrat, u lënë takim kundërshtarëve me 13 tetor

Ora News Lajme 2019-07-03

Views 0

#rtvora

Xhelal Mziu mbetet i vendosur për të mos liruar zyrën e bashkisë së Kamzës, në të cilën është shpallur fitues në zgjedhjet e 30 qershorit Rakip Suli i Partisë Socialiste.

Pas daljes nga takimi me kreun e PD-së Lulzim Basha në selinë blu, Mziu pati këtë koment për median.

Pyetje: A morët një vendim?

Xhelal Mziu: Vendimi është marrë me datë 30 që ishte i paligjshëm, e tregoi dhe pjesëmarrja.

Pyetje: Mesa po kuptoj ju nuk do të lini zyrën.

Xhelal Mziu: Asnjë lloj shansi nuk ka për të lënë një farsë elektorale.

Pyetje: Edhe nëse jua kërkon Lulzim Basha nuk do të dilni nga zyra?

Mziu: Nuk ka lidhje Lulzim Basha. Ne interpretojmë ligjin dhe kemi lexuar votat popullore. Ky është mendimi i shumicës së shqiptarëve, 85%. Kapllanaj: Lirojmë zyrën kur të vijë pasardhësi jonë i zgjedhur sipas ligjit

Në të njëjtën linjë me të ishte edhe kryebashkiaku i Mallakastrës Agron Kapllanaj, i cili tha se zgjedhjet në 30 qershor ishin një farsë.

Kapllanaj tha se kandidati i PS-së në Mallakastër është zgjedhur fitues me 13% të votave, aq saç janë militantë të PS-së në këtë zonë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mziu-i-vendosur-te-mos-liruar-zyren-eshte-vendim-i-85-te-shqiptareve

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form