Deputeti Ralf Gjoni akuzoi opozitën se me bojkotin e zgjedhjeve lokale i dorëzoi të gjitha pushtetet kryeministrit, të cilin e uroi për ditëlindjen, ndërsa kërkoi edhe largimin e Gjiknurit nga drejtimi i komisionit të reformës zgjedhore, pasi i doli emri te përgjimet në Dibër në dosjen 184. "Sot ka ditëlindjen komandanti juaj, ia uroj ditëlindjen kryeministrit. Ta gëzojë ditëlindjen, shiko sa të gëzuar që janë (i drejtohet shumicës) për ditëlindjen e komandantit. I uroj ditëlindjen nga ana njerëzore dhe ti kujtoj një nga këngët e mira të preferuara, 'Globi rrotullohet', unë doja ti ndryshojë tekstin kësaj kënge, 'Krevati rrotullohet me ju të tre'. Ju hapni sherre me presidentin, por asnjë fjalë për sistemin zgjedhor. Është kërkesë e SHBA dhe BE-së. Opozita ia dha në tavolinë të gjitha pushtetet kryeministrit me rastin e ditëlindjes. Zgjedhjet mund ti bëjmë kur të doni ju, por vetëm më sistemin e ri zgjedhor. Ky është kushtëzimi im me pjesëmarrjen në këtë parlament" tha ai.